Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve: Dorëzoni pasaportat diplomatike

Publikuar tek: politike, më 14:14 06-12-2019 Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve: Dorëzoni pasaportat diplomatike Ministria e Jashtme Shqiptare

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje mediave dhe gazetarëve shqiptarë të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Në thirrjen e MEPJ drejtuar gazetarëve i kërkohet që të dorëzojnë pasaportat e shërbimit të vlefshme pranë këtij institucioni, në të kundërt do të merren masa si nxjerrja e tyre e pavlefshme.

“Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019,  «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074231624603271
array(1) { ["section"]=> string(77) "ministria-e-jashtme-thirrje-gazetareve-dorezoni-pasaportat-diplomatike-188602" }