Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e krijuar në vend pas reshjeve të dendura të dëborës.
Sipas raportit në qarkun e Shkodrës reshjet ditën e sotme kanë qenë të një intensiteti më të ulët dhe si pasojë janë bllokuar akset rrugore:
-Bogë-Theth, Shkodër-Mali i Shoshit- Bregu i Lumit në Bashkinë e Shkodrës;
- Rrugët rurarle në Njësitë Administrative Rrape, Gjegjan, Luf Qerret të Bashkisë së Pukës;
-Kelmend në Bashkinë e Malësisë së Madhe;
-Fshati Barbullush në Bashkinë e Vaut të Dejës;
Ndërsa në qarkun e Kukësit situata duket më e stabilizuar, ku Rruga e Kombit dhe akset rurale janë lehtësisht të kalueshme pa zinxhirë.
Në qarkun e Dibrës, në Bashkinë e Klosit është bllokuar Njësia Administrative Klos, ndërsa në Bashkinë e Matit është hapur aksi rrugor në Njësinë Administrative Macukull.
Ministria ka njoftuar se po punohet dhe në stabilizimin e zonave të bllokuara dhe në hedhjen e kripës në rrugët kryesore të rrezikuara nga ngrica.