Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar nëpërmjet një konference për shtyp, për situatën e përmbytjeve. Ministria njoftoi se në qarkun e Fieri, lumi Seman ka ulje të nivelit të ujit.
Ndërkohë bëhet me dije se në zonën e Novoselës janë evakuuar 70 familje e ndërsa në Gjirokastër, reshjet bien me intensitet të ulët.
Sipas Ministrisë të Punëve të Brendshme, mjetet po pastrojnë rrugën nga rrëshqitjet në Memaliaj dhe drejt Darrzezës dhe Ferrasit janë nisur dy helikopterë per t’u ardhur në ndihmë banorëve të izoluar.
Ministria, i bëri thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në zonat e përmbytura dhe në raste emergjente të telefonojnë në numrat 128 dhe 129, të vëna në dispozicion nga strukturat.