Ministria e Shëndetësisë akordon fond 1 milionë $ për shtimin e mjeteve mbrojtëse nga koronavirusi

Publikuar tek: aktualitet, më 19:47 25-02-2020 Ministria e Shëndetësisë akordon fond 1 milionë $ për shtimin e mjeteve mbrojtëse nga koronavirusi Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka akorduar një fond shtesë prej 1 milionë dollarësh, për shtimin e mjeteve mbrojtëse për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Në një njoftim të Ministrisë, thuhet se ky fond shtesë shërben vetëm për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat spitalore.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën.

Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084080696105957
array(1) { ["section"]=> string(103) "ministria-e-shendetesise-akordon-fond-1-milione-per-shtimin-e-mjeteve-mbrojtese-nga-koronavirusi-196443" }