Katër shtetas amerikanë që jetojnë në Shqipëri, mësohet se po kurohen nën kujdesin e plotë të mjekëve pasi rezultuan pozitivë në testin e malaries.
Sipas informacioneve nga hashtag.al, katër të infektuarit po kurohen në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërkohë që vendi ynë nuk gëzon rezerva të vaksinave që injektohen për këtë virus.
Gjendja e tre prej tyre shfaqet e rehabilituar, ndërkohë që njëri është në gjendje të rëndë.
Shtetasit amerikanë mësohet se ishin pjesë e një grupi misionarësh në Kamboxhia të Afrikës, ku dhe kanë marrë infeksionin.