Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Mes viktimave nga COVID edhe një 26-vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:04 24-01-2021 Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Mes viktimave nga COVID edhe një 26-vjeçar

833 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, fatkeqësisht 5 pacientë kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një 26-vjeçar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin,  Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)

Raste të reja ditore        833

Të shëruar në 24 orë     506

Të shtruar në spitale     286

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore              3511

Testime totale            334,798

Raste pozitive             72,274

Raste të shëruara         43,890

Raste Aktive                27,069

Humbje jete                 1315

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15841

Fier                        1981

Durrës  1505

Shkodër               1344

Elbasan                 1149

Vlorë     1045

Lezhë    1000

Korçë    914

Berat     834

Gjirokastër 541

Dibër     501

Kukës    414

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dënuar me 40 vite burg për terrorizëm, shqiptari i rastit 'Kumanova' letër Ramës e Metës: Kam luftuar për Shqipërinë, do i drejtohem Strasburgut
'Xhaketa me vata, siç është moda sot', Majlinda Bregu publikon FOTON e 26 viteve më parë, kur punonte si gazetare »
Article Logic
Execution time: 0.012099027633667
array(1) { ["section"]=> string(91) "ministria-e-shendetesise-publikon-shifrat-mes-viktimave-nga-covid-edhe-nje-26-vjecar-236209" }