Ministria e Shëndetësisë shpall datat e konkurseve për infermierët (LISTA E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 19-03-2018 Ministria e Shëndetësisë shpall datat e konkurseve për infermierët (LISTA E PLOTË) Infermierë për Shqipërinë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të politikave të saj për punësim transparent dhe në bazë të meritës të punonjësve të shëndetësisë, shpall sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vleresimin paraprak te plotesimit te kritereve ligjore dhe njekohesisht te pikeve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetersise ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj.

“Pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të intersuar, ju dhame kohe 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin”, tha Zv/ministrja Rakacolli.

Jane 1945 kandidate qe do te testohen per 416 vende te lira pune ne profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapist…

Më konkretisht:

1376 infermiere,

300 mami ,

59 fizioterapiste,

98 tekinike imazherie,

107 teknike laboratori dhe

5 logopediste.

Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: http://infermierepershqiperine.al/ Ku cdo I interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë.

Kandidatet dhe te gjithe te interesuarit kane 5 dite kohe per ankimim per piket duke filluar qe sot dhe pas pese diteve per shqyrtimin e ankesave.

Me date 29 mars do te kemi listen me renditjen perfundimtare te kandidateve që do të futen në testim.

Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Më konkretisht:

Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë.

Për kandadiatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.

Pra sic shihet procesi eshte teresisht transparent, ne baze te merites se gjithsecilit. Kjo ështe e vetmja mundesi per tu punesuar ne sistemin publik shendetesor per te gjitha profesionet e permendura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VRASJA MAFIOZE/ KRIMET E RËNDA japin vendimin: BURG TË PËRJETSHËM Denis Shtrazës
NDRYSHIME në POLICINË KRIMINALE: Ikën DREJTORI, ja kush emërohet në vend të tij »
Article Logic
Execution time: 0.012531995773315
array(1) { ["section"]=> string(87) "ministria-e-shendetesise-shpall-datat-e-konkurseve-per-infermieret-lista-e-plote-113783" }