Ministria e Shëndetësisë shpall mega-tenderin, 5.5 milion dollarë maska e doreza për të mbrojtur mjekët nga Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 22:53 14-07-2020 Ministria e Shëndetësisë shpall mega-tenderin, 5.5 milion dollarë maska e doreza për të mbrojtur mjekët nga Covid-19 Fotomontazh

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur megatenderin për "Blerje artikujsh për masa mbrojtëse personale për përballimin e situatës së Covid-19".

Ky tender kap vlerën e 5.5 milionë $, afro 6 miliardë lekëve, një shumë e madhe për maska, doreza apo mjete të tjera që mund të mbrojnë mjekët nga infektimi. Artikujt për mbrojtjen nga Covid-19 janë të papërcaktuar, por në këto artikuj bëjnë pjesë maskat, veshjet, doreza dhe dezinfektantë.

tenderi.JPG

Lind pyetja, a është kjo një përgatitje për një valë të dytë? Një tender kaq i madh për mjete mbrojtëse kur jemi 5 muaj brenda pandemisë.

Institucioni tenderues është Ministria e Shëndetësisë, teksa ende nuk është shpallur operatori ekonomik kontraktues apo vlera fituese e tenderit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090770721435547
array(1) { ["section"]=> string(122) "ministria-e-shendetesise-shpall-mega-tenderin-5-5-milion-dollare-maska-e-doreza-per-te-mbrojtur-mjeket-nga-covid-19-213854" }