Ministria libaneze e Shëndetësisë: Nga shpërthimi janë plagosur 3,000 persona, 50 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 20:49 04-08-2020 Ministria libaneze e Shëndetësisë: Nga shpërthimi janë plagosur 3,000 persona, 50 të vdekur

Ministria libaneze e Shëndetësisë thotë se 3,000 persona janë plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në një zonë industriale në portin e Bejrutit pasditen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve libaneze, 50 persona kanë mbërritur të pajetë në spital, ndërsa shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për dhurime masive gjaku të çdo grupi.

Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në banesat pranë zonës së shpërthimit.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu duke lëshuar një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa. Makina të përmbysura, xhama të thyer e njerëz të gjakosur kanë mbushur rrugët e qytetit pas shpërthimit.

Dëmi ekonomik është i pallogaritshëm.

Fotografi nga zona e shpërthimit:

gjyugtjkk6k6kk.jpg

dgdegre45ryh4h4h.jpg

Lexo edhe: Nesër ditë zie, liderët europianë solidarizohen me Libanin dhe i dërgojnë ndihma

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010190010070801
array(1) { ["section"]=> string(100) "ministria-libaneze-e-shendetesise-nga-shperthimi-jane-plagosur-3-000-persona-mbi-30-te-vdekur-216095" }