Ministria serbe e Mbrojtjes promovon librin që dënon krimet e luftës në Bosnje (HISTORIA)

Publikuar tek: rajon, më 18:15 06-11-2019 Ministria serbe e Mbrojtjes promovon librin që dënon krimet e luftës në Bosnje (HISTORIA) Gjatë promovimit të librit

Ministria serbe e Mbrojtjes mbajti një event promovimi të martën në mbrëmbje për një libër të ri të publikuar që pretendon se forcat serbe të Bosnjës nuk ishin përgjegjëse për masakrën Tuzla Gate në të cilën vdiqën 71 persona në 25 maj 1995, në kontradiktë me faktet e provuara tashmë nga gjykata shtetërore boshnjake.

Ky libër, i quajtur “Tuzla Gate – A stage managed Tragedy” është shkruar nga Ilija Brankoviç, ish general i ushtrisë jugosllave.

Eventi për promovimin e librit u mbajt në Shtëpinë Ushtarake në Beograd, që është në pronësi të qendrës së medias Odbrana, një qëndër publikimi dhe mediash e Ministrisë së Mbrojtjes.

Brankoviç pretendon që zona Tuzla e qytetit nuk ishte e minuar, por u shkatërrua nga një eksploziv i përgatitur nga të tjerët.

Qëllimi i librit është të provojë që Novak Djukic, komandanti i luftës së ushtrisë serbo boshnjake që është dënuar për sulmin, nuk është përgjegjës për bombardimin e qytetit.

Djukic është dënuar me 20 vite burg nga gjykatat boshnjake por nuk e ka bërë burgun sepse iku nga vendi drejt Serbisë që nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Bosnjë Hercegovinën.

Një OJQ në Beograd Humanitarian Law Center në një postim në tëitter deklaroi se ishte e papranueshme që ministria e Mbrojtjes e Serbisë “vazhdon të mohojë faktet e provuara në gjykatë duke promovuar kriminelët e luftës dhe poshtëruar viktimat”.

Pas dënimit në prill 2014, Djukic nuk u kthye në Bosnje, por jeton në Serbi dhe ka shtetësinë serbe. Autoritetet bosnjake në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar kthimin e Djukic për të vuajtur dënimin, por gjykatat në Serbi nuk kanë dhënë ndonjë vendim për rastin. Dëgjesat për këtë rast janë shtyrë disa herë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10027813911438
array(1) { ["section"]=> string(94) "ministria-serbe-e-mbrojtjes-promovon-librin-qe-denon-krimet-e-luftes-ne-bosnje-historia-184933" }