Ministrja Balluku: Në aeroportin e Vlorës do ulen avionë TRANS-OQEANIKË

Publikuar tek: politike, më 17:40 16-09-2019 Ministrja Balluku: Në aeroportin e Vlorës do ulen avionë TRANS-OQEANIKË Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se aeroporti që pritet të ndërtohet në Vlorë do të funksionojë edhe si pikë e rëndësishme për ngarkim-shkarkim mallrash e mirëmbajtje avionësh.

Nga Vlora, ku po prezantohet projekti i ndërtimit të aeroportit në Akërni, Balluku tha se në pistën e këtij aeroporti do të mund të ulen edhe avionë trans-oqeanikë.

“Aeroporti i Vorës do të ketë një psitë ndërkombëtare, 3.2 kilometra, ku do mund të ulen edhe avionët trans-oqeanikë. Nuk do jetë vetëm aeroport, por një zonë ekonomike me fusha sporti, qendra tregtare. Do jetë aeroport për ulje ngritje, por edhe aeroport për kargo. Por çka është më e rëndësishme është ajo e mirëmbajtjes së avionëve. Aviacioni është industri e gjerë”, u shpreh Balluku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028498888015747
array(1) { ["section"]=> string(77) "ministrja-balluku-ne-aeroportin-e-vlores-do-ulen-avione-trans-oqeanike-178665" }