Ministrja Balluku u vendosi takim sipërmarrësve të Bypass Fier e Vlorë, por nuk i pret dhe i përzë me policë (Fotot)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:42 17-10-2019 Ministrja Balluku u vendosi takim sipërmarrësve të Bypass Fier e Vlorë, por nuk i pret dhe i përzë me policë (Fotot) Perfaqesuesit e kompanive ndertuese te Bypass Fier e Vlore, largohen me police nga Ministria e Infrastruktures

Prej vitit 2016 kompanitë që kanë kryer punime në Bypassin e Fierit dhe Vlorës enden në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës për të marrë paratë që Qeveria u detyrohet.

Mirëpo, këto kompani jo vetëm që nuk kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre, por tashmë Ministrja e re Belinda Balluku nuk ju hap as derën, edhe pse vetë i thërret në zyrë dhe ju lë takim të protokolluar. Mësohet se përfaqësuesit e kompanive janë paraqitur mëngjesin e sotëm para Ministrisë, pasi në orën 10:00 do të takoheshin me Belinda Ballukun, orar i përcaktuar nga vetë kjo e fundit.

Përfaqësuesit e kompanive u paraqitën sot në orarin e dakordësuar me ministren Balluku për të realizuar takimin me të dhe për të marrë një përgjigje pozitive për borxhet e pashlyera që Qeveria u detyrohet, për periudhën e punimeve 2016/2017.

Por në vend që të gjenin dyert e Ministrisë hapur dhe të takoheshin me Ballukun, ata janë përballur me policinë, e cila kishte rrethuar institucionin me efektivë të patrullës dhe specialë të Shqiponjave, pasi kështu kishte urdhëruar vetë ministrja. Pavarësisht arrogancës së ministres Belinda Balluku, përfaqësuesit e kompanive ndërtuese janë të vendosur që të mos shkulen nga hyrja e Ministrisë së Infrastrukturës pa marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë për borxhet që shteti u detyrohet.

72453205_2480813255338845_2294385071555084288_n.jpg72986202_952410531777583_5301103096355618816_n.jpg72853438_894134267654278_5650327007452463104_n.jpg73299301_543300309812425_8057448674105491456_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12084293365479
array(1) { ["section"]=> string(120) "ministrja-balluku-u-vendosi-takim-sipermarresve-te-bypass-fier-e-vlore-por-nuk-i-pret-dhe-i-perze-me-police-fotot-182487" }