Ministrja daneze propozon që myslimanët të mos punojnë gjatë Ramazanit

Publikuar tek: bota, më 16:24 22-05-2018 Ministrja daneze propozon që myslimanët të mos punojnë gjatë Ramazanit

Deklarata e ministres daneze të integrimit dhe migracionit ka shkaktuar revoltë në Europë pasi ka propozuar që myslimanët të mos punojnë gjatë muajit të Ramazanit, sepse sipas saj, “është e rrezikshme për të gjithë ne”.

Deklaratat e Inger Støjberg e cila njihet për pikëpamjet e saj të forta kundër emigracionit vijnë në një kohë kur miliona myslimanë në mbarë botën agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Dua t’i bëj thirrje myslimanëve të largohen nga puna gjatë muajit të Ramazanit, për të shmangur pasojat negative për pjesën tjetër të shoqërisë daneze”, tha ajo.

“Pyes veten nëse një urdhër fetar që urdhëron respektimin e një shtylle 1400 vjeçare të Islamit është në përputhje me shoqërinë dhe tregun e punës që kemi në Danimarkë në vitin 2018."

Ajo gjithashtu tha se kishte frikë që agjërmi mund të ndikonte në "sigurinë dhe produktivitetin", duke marrë si shembull një shofer autobusi që ka 10 orë pa ngrënë e pa pirë.

“Kjo mund të jetë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Støjberg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hoteli përfshihet nga flakët, evakuohen pushuesit (VIDEO)
Gjithë bota sytë te Singapori, Trump jep lajmin e keq: Takimi mund të shtyhet »
Article Logic
Execution time: 0.011672973632812
array(1) { ["section"]=> string(77) "ministrja-daneze-propozon-qe-myslimanet-te-mos-punojne-gjate-ramazanit-121720" }