Ministrja Denaj takim me FMN: Rishikimi i buxhetit 2020 do mundësojë rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti! Në planin afatmesëm mbetet ulja e borxhit publik

Publikuar tek: ekonomi, më 18:59 01-07-2020 Ministrja Denaj takim me FMN: Rishikimi i buxhetit 2020 do mundësojë rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti! Në planin afatmesëm mbetet ulja e borxhit publik

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ka zhvilluar sot një takim përmbyllës me misionin e FMN.

Ajo u shpreh se Paketat Mbështetëse për qytetarët dhe bizneset të financuara nga Qeveria Shqiptare do të vijojnë drejt finalizimit dhe rishikimi i Buxhetit të vitit 2020, pas pandemisë do të mundësojë rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti dhe vazhdimësi të projekteve prioritare që gjenerojnë punësim dhe rritje të ekonomisë.

"Në planin tonë afatmesëm mbeten ulja e qënësishme e borxhit publik dhe rikthimi në një balancë primare pozitive në vitin 2022", u shpreh Denaj.

Ministra falenderon Misionin e FMN-së, për qasjen e tyre të hapur dhe efektive në drejtim të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096781253814697
array(1) { ["section"]=> string(166) "ministrja-denaj-takim-me-fmn-rishikimi-i-buxhetit-2020-do-mundesoje-rindertimin-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti-ne-planin-afatmesem-mbetet-ulja-e-borxhit-publik-212473" }