Ministrja Denaj tregon çfarë do të ndodhë me bizneset që nuk paguajnë dot punëtorët

Publikuar tek: politike, më 00:05 28-03-2020 Ministrja Denaj tregon çfarë do të ndodhë me bizneset që nuk paguajnë dot punëtorët Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka thënë se shumë biznese mund të pezullojnë aktivitetin nëse situata e izolimit për shkak të koronavirusit vazhdon gjatë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Ekopolitikë” në Ora Neës, Denaj u shpreh se bizneset nuk mund të pezullojnë aktivitetin nëse situata zgjat deri në fund të marsit pasi ka pasur mundësinë e kursimeve. Por sipas saj, nëse situata agravon deri në fund të qershorit do të ketë shumë vështirësi në përballimin e situatës.

“Pyet dikush. Kam një biznes me 30 punonjës, njëri restorant dhe tjetri një pikë shitjeje me shumicë. Nuk ka likuiditet që t’i paguaj, pasi i kam mbyllur të dyja aktivitetet, dhe nuk kam të ardhura. çfarë të bëj, t’i pushoj nga puna?”, tha Besart Kadia.

Ndërkohë, Ministrja Denaj u shpreh “Ne flasim për një situatë prej dy javësh, sigurisht nëse biznesi është i mbyllur, dhe kjo situatë do të vazhdojë, shumë biznese po mendojnë për një pezullim dhe ne jemi duke parë për një shërbim online për këtë proces përmes QKB-së, që edhe ky problem të ezaurohet. Unë pashë sot në media edhe keqinformime dhe për të mos e adresuar drejt situatën, pasi ne nuk pengojmë bizneset që vendosin që të pezullojnë aktivitetin.

Të gjithë jemi njëlloj, pasi edhe ne kemi pasur pengesa për të dalë në punë dhe kjo ka sjellë që të gjitha proceset të jenë online dhe ky proces online do të mundësohet. Pra, nuk është intensional. Kjo nëse situata do të agravohet për një situatë të gjatë, por nëse nuk agravon dhe biznesi ka pasur mundësinë e disa kursimeve. Nëse flasim prë të njëjtën situatë deri në fund të qershorit atëherë sigurisht që do të ketë vështirësi ndërsa në fund të marsit ëhstë shumë e vështirë që nuk ka ekzistuar asnjë mundësi për një fond rezervë.

Dalja e personave në statusin e të papunëve ka një procedurë, dhe nuk është një procedurë e menjëhershme, dhe personi do të përfitonte nga fondi i papunësisë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011391878128052
array(1) { ["section"]=> string(90) "ministrja-denaj-tregon-cfare-do-te-ndodhe-me-bizneset-qe-nuk-paguajne-dot-punetoret-200350" }