Ministrja e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm, ja si do të ajrosen klasat në këto ditë të ftohta

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 17-01-2021 Ministrja e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm, ja si do të ajrosen klasat në këto ditë të ftohta

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procesin mësimor në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka thënë se klasat do të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit, ndaj i bën thirrje mësuesve të respektojnë protokollin anti-Covid, por edhe të ruajnë një temperaturë konstante në klasë.

Postimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm!

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, përdhoset busti i Skënderbeut në Korçë
SHIFRAT E FUNDIT/ Ulet numri i rasteve të reja, 7 persona humbin jetën për shkak të koronavirusit »
Article Logic
Execution time: 0.012722015380859
array(1) { ["section"]=> string(104) "ministrja-e-arsimit-ben-njoftimin-e-rendesishem-ja-si-do-te-ajrosen-klasat-ne-keto-dite-te-ftohta-235345" }