Ministrja e Jashtme ndalon Vuçiç të hyjë në Kosovë: Të kërkojë falje për gjenocidin në fillim

Publikuar tek: rajon, më 08:16 26-11-2020 Ministrja e Jashtme ndalon Vuçiç të hyjë në Kosovë: Të kërkojë falje për gjenocidin në fillim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocidin ndaj popullit të Kosovës dhe deris sa të vihet para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e këtij gjenocidi.

“Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për shoë politik për Vuçiçin dhe Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Twitter.

Ditët e fundit ka pasur një tension midis Kosovës dhe Serbisë, pasi Vuçiç më 12 nëntor pas një takimi me ambasadorët e Kuintit tha se mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Ishte kjo deklaratë që nxiti shumë reagime. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bën thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë për këto komente të presidentit serb.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanc tragjik në Greqi nga Covid-19, Italia shteti më i goditur europian (SHIFRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.010633945465088
array(1) { ["section"]=> string(99) "ministrja-e-jashtme-ndalon-vucic-te-hyje-ne-kosove-te-kerkoje-falje-per-gjenocidin-ne-fillim-229146" }