Ministrja e LSI zbulon surprizat e marrëveshjes Rama-Basha, befason për koalicionin me PS: Nuk ka pasur asnjëherë kërkesë zyrtare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:34 05-06-2017 Ministrja e LSI zbulon surprizat e marrëveshjes Rama-Basha, befason për koalicionin me PS: Nuk ka pasur asnjëherë kërkesë zyrtare

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet për surprizat e marrëveshjes Rama-Basha që nuk priteshin dhe për koalicionin me PS.

Gjosha në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" shprehet se marrëveshja ka sjellë disa surpriza dhe një ndër to ishin shkarkimet e papritura, ndërsa për marrëveshjen me Ramës tha se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë zyrtare.

“Në momentin e parë nuk kemi menduar ta lexojmë këtë marrëveshje për sa kohë asnjë përfaqësues i yni apo ndonjë partie tjetër nuk ka qenë i pranishëm. Megjithatë marrëveshja po arrin surpriza çdo ditë.

Surpriza e parë ishte fakti i shkakrimeve të njëpasnjëshme. Unë mendoj se kjo marrëveshje duhet të ishte e lirë. Realisht kjo nuk më lë të kuptoj këtë për sa kohë të gjitha shkarkimet janë bërë brenda pak orëve dhe nuk janë të mirëargumentuara. Mendohej se marrëveshja do krijonte stabilitet por ndërkohë nuk po ndodh…

Nëse ka qenë pjesë e marrëveshjes largimi i njerëzve nga puna për mua kjo nuk është transparente kundrejt qytetarëve", tha Gjosha.

Flet për marrëveshjen me PS:

Unë mendoj se marrëveshjet duhet të jenë zyrtare bëhen me shkrim. Kështuqë duke e parë në këtë pikëpamje duhet të them se nuk kanë pasur asnjëherë kërkesë zyrtare për marrëveshje mes PS dhe LSI sepse nëse do ketë pasur një të tillë do bëhet një bilanc…

Të kërkosh marrëveshje në media është gjë tjetër ndërsa zyrtare është tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet skandali, në Gjykatën Administrative në Tiranë zhduken dosjet
Zbuloni si do ndryshojë moti nga mbrëmja e sotme deri nesër »
Article Logic
Execution time: 0.011234998703003
array(1) { ["section"]=> string(133) "ministrja-e-lsi-zbulon-surprizat-e-marreveshjes-rama-basha-befason-per-koalicionin-me-ps-nuk-ka-pasur-asnjehere-kerkese-zyrtare-81353" }