Fushata zgjedhore ka filluar paraprakisht, edhe pse jo zyrtarish. Nuk është akoma e sigurt që zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 qershor, por kjo nuk i ka ndaluar kandidatët për deputetë të fillojnë takimet me elektoratin.
Mirela Kumbaro është e dyta në listë për deputete në qarkun e Gjirokastrës. Ditët e fundit është parë në takime me banorët e Gjirokastrës dhe fshatrave përreth .
Në vizitën e radhës në fshatin Pogon ministrja e Kulturës nuk ka mundur t'i rezistoj kostumeve tradicionale të zonës së minoritetit grek.
Në një foto, Kumbaro duket me një stoli në kokë e cila i përket veshjes tradicionale të zonës së Dropullit.
“Zonja e kostumeve” Katerina Ruxhon pasionin e saj për kostumet tradicionale nuk ia fshehu as ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilën tentoi ta vishte si dropullite, por ministrja është mjaftuar vetëm me një stoli në kokë.