Ministrja e re e Arsimit, flet Evis Kushi: Përgjegjësi e jashtëzakonshme, do çoj përpara reformat

Publikuar tek: politike, më 16:18 24-09-2020 Ministrja e re e Arsimit, flet Evis Kushi: Përgjegjësi e jashtëzakonshme, do çoj përpara reformat

Evis Kushi pas votimit në Kuvend dhe betimit të Presidentit Meta është emëruar ministre e re e Arsimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kushi ka dhënë mesazhin e parë pas emërimit si ministre e Arsimit.

Kushi shkruan se është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndër të tjera ajo shkruan se prejardhja nga Elbasani, si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen”, i shton më shumë vullnetit që të çoj përpara reformat e ndërmarra deri tani.

“Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë.

Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku,” shkruan Kushi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012812852859497
array(1) { ["section"]=> string(101) "ministrja-e-re-e-arsimit-flet-evis-kushi-pergjegjesi-e-jashtezakonshme-do-coj-perpara-reformat-221516" }