Ministrja e re e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se ka vendosur ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksin Thuman-Kashar.
Në deklaratën e parë të saj si ministre, Balluku bëri me dije se këto fonde do të shkojnë për “Paktin për Universitetin” për ndërtimin e infrastrukturës.
'Ky është komunikimi im i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm', u shpreh ministrja.