Pas shkarkimeve të njëpasnjëshme nga ministrja e re e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar Partia Demokratike.
Deputetja demorkate, Dhurata Çupi u shpreh se nuk mjafton vetëm shkarkimi i këtyre drejtorëve por ata duhet të jenë në burg pas skandaleve ku janë përfshirë.
'Kjo nuk ka për të ndodhur me vullnetin e Edi Ramës, sespe tenderi i Unazës së madhe u mbrojt nga vetë Rama. Drejtësia është e paplotë.
Nëse nuk do ta hetojë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Edi Ramën për skandalin e vjedhjes së unazës së Re, tenderi 20 milionë euro për një 1 km rrugë duhet të anullohet', u shpreh Çupi.