Ministrja Ekonomi: Me mbështetjen e partnerëve shtojmë konkurrueshmërinë dhe inovacionin. Ambasadorja Vlahutin: 10 strategjitë e miratuara nga qeveria, sfidë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:11 27-10-2016 Ministrja Ekonomi: Me mbështetjen e partnerëve shtojmë konkurrueshmërinë dhe inovacionin. Ambasadorja Vlahutin: 10 strategjitë e miratuara nga qeveria, sfidë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit , Tregtisë dhe Sipërmarrjes  organizoi takimin e parë (lançues) me Grupin e Menaxhimit të Integruar të Politikave për Konkurrencën dhe Inovacionin (Integrated Policy Management Group for Competitiviness and Innovation,IPMG C&I). Takimi u kryesua nga Ministrja  Milva Ekonomi, me pjesëmarrjen e Ambasadores së BE-së në Shqipëri, RomanaVlahutin, donatorëve të huaj,  përfaqësues të disa institucioneve, ministrive dhe të agjencive kombëtare. 

 

Në fjalën e saj hyrëse, Ministrja Znj. Ekonomi theksoi rëndësinë e konceptit dhe procesit të Menaxhimit të Integruar të Politikave në sektorin e Konkurrencës dhe Inovacionit (IPMG C&I), si një strukturë e aftë të udhëheqë në zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e reformave sektoriale, në përputhje me strategjitë kombëtare të zhvillimit, kërkesat e BE-së dhe detyrimeve ndërkombëtare.

“Menaxhimi kombëtar i politikave në sektorin e Konkurrencës dhe Inovacionit (C&I) kërkon konsultime intensive dhe dialog politik midis autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Prandaj, është  e rëndësishme gjetja e  metodave të integruara për të bërë vendin më konkurrues, e sidomos sektorin e turizmit”, - u shpreh ministrja Ekonomi.

Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi nënvizoi stimulimin e konkurrencës nëpërmjet mbështetjes ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sidomos në fushën e  turizmit, dhe shfrytëzimit të siteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, në bashkëpunim me qeverisjen lokale. Po punohet për identifikim e zonave me potencial për zhvillimin e konkurrueshmërisë në turizëm dhe po shikohet si të shumëfishohet ky efekt edhe në ekonominë lokale.

Në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike, Ministrja Ekonomi shprehu angazhimin për të zhvilluar takime të veçanta me secilin donator potencial, pas përgatitjes së draftit të parë të ERP 2017 – 2019. Gjithashtu, Ministrja falënderoi asistencën e OECD në hartimin e ERP dhe theksoi vijimin e bashkëpunimit me ekspertët e OECD.

Ambasadorja Romana Vlahutin: 10 strategjitë e miratuara nga qeveria, sfidë implementimi

Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri,  ambasadorja Romana Vlahutin, mbështeti Programin e Reformave Ekonomike për Shqipërinë (Economic Reform Programme, ERP), si një dokument themelor në orientimin drejt qeverisjes ekonomike (economic governance). Sipas ambasadores, politikat tashmë janë hartuar dhe më shumë se 10 strategji janë miratuar nga qeveria shqiptare.

“Por, ky është vetëm fillimi pasi monitorimi dhe implementimi i këtyre strategjive është një sfidë dhe përgjegjësi e madhe. BE aspiron anëtarësimin e Shqipërisë jo vetëm si një shtet anëtar, por një shtet anëtar me një konkurrencë të lirë dhe mirë funksionale të tregut, si edhe një shtet anëtar më inovativ dhe më të fortë ekonomikisht, të aftë për të përballuar presionet e tregut”, - tha ambasadorja Vlahutin.

Ajo u shpreh se, si pjesë e asistencës së BE-së në programim, qëllimi i përbashkët është nxitja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, veçanërisht për të zhvilluar potencialin e SME-ve dhe sektorëve të cilët kanë mundësi për rritje, duke identifikuar lidhjen midis turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe duke rritur bashkëpunimin me qeverisjen lokale.

“Me rëndësi të veçantë mbetet zbatimi dhe monitorimi i reformave ekonomike, si edhe ushtrimi i funksioneve dhe përgjegjësive nga ana e Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave për Konkurrencën dhe Inovacionin”,- theksoi  ambasadorja e BE-së në Shqipëri.  

Gjithashtu, ambasadorja Vlahutin  përmendi  edhe përmirësimin në renditje, sipas klasifikimit të Indeksit Global të Konkurueshmërisë (Global Competitiveness Index), në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror (2016-2017), ku, ndër 138 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 80-ta, me 13 vende përmirësimi krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm, ku mbante vendin e 93-të.

Ambasadorja Vlahutin theksoi dhe asistencën nëpërmjet IPA me shumë vende përfitues, nga e cila Shqipëria duhet të përfitojë.

Zv. Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Adela Karapici dhe Zv. Ministri i Ministrisë së Financave, Erion Luçi (dy institucionet koordinatore për ERP) prezantuan një përmbledhje mbi reformat strukturore sipas fushave përkatëse dhe të kornizës afatmesme makroekonomike e fiskale, ashtu siç janë identifikuar dhe të pasqyruar në Programin e Reformave Ekonomike (ERP).

Programi i Reformave Ekonomike (ERP) përmban reforma të cilat duhet të adresojnë rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë, kanë një planifikim kohor dhe buxhetor tre vjeçar, dhe përkthehen në aktivitete të cilat duhet të koordinohen me listën e projekteve të regjistruar në draft dokumentin e qeverisë (Single Project Pipeline SPP).  

Në takim, Drejtori i Përgjithshëm i Markave dhe Patentave,  Elvin Lako prezantoi Strategjinë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale 2016 – 2020 dhe projekt-idetë e miratuara në këtë Strategji, të cilat kanë një impakt të rëndësishëm në konkurrueshmëri dhe inovacion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024379968643188
array(1) { ["section"]=> string(159) "ministrja-ekonomi-me-mbeshtetjen-e-partnereve-shtojme-konkurrueshmerine-dhe-inovacionin-ambasadorja-vlahutin-10-strategjite-e-miratuara-nga-qeveria-sfide-57546" }