Ministrja Ekonomi takim me përfaqësinë e 35 bizneseve maqedonase. Së shpejti marrëveshje për investime

Publikuar tek: ekonomi, më 16:03 15-03-2016 Ministrja Ekonomi takim me përfaqësinë e 35 bizneseve maqedonase. Së shpejti marrëveshje për investime

Ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë Milva Ekonomi ka pritur sot në ministri me drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Genti Beqirin dhe përfaqësinë e 35 bizneseve maqedonase. Së shpejti AIDA do të lidhë një marrëveshje me Odën Ekonomikë të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Drejtuesit e dy Odave, asaj shqiptare dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit dhe të Odave Ekonomike të Maqedonisë kanë diskutuar për të promovuar potencialet e mëdha ekonomike mes Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë duke e konkretizuar në investime.

 “Prekonditat janë të mira. Çështja e besimit midis dy palëve do të na çojë përpara në një bashkëpunim të suksesshëm. Shqipëria po bënë më të mirën e saj për ta shtrirë bashkëpunimin në nivel më të gjerë, duke krijuar mundësi lehtësuese për një bashkëpunim konkret midis dy palëve”, tha Ekonomi.

Kurse Beqiri bëri një prezantim të Shqipërisë në të gjitha aspektet e saj, duke u siguruar investitorëve të Maqedonisë se ata do të gjejnë një terren mikpritës dhe procedura lehtësuese për të investuar në Shqipëri.

Beqiri u bëri me dije se vendi ynë tashmë gëzon stabilitet ekonomik që favorizon investuesit, duke i njohur këta të fundit me një panoramë të detajuar të Shqipërisë që nga klima favorizuese për turizëm (jo vetëm në verë), kursi i këmbimit të valutës në stabilitet financiar, nivel i kënaqshëm i krahut të punës, duke përmendur se mosha mesatare e popullsisë është 31-vjeç etj.

Në këtë takim, AIDA u ndal gjerësisht në procedurat lehtësuese për investitorët e huaj, të cilët patën pyetje konkrete në lidhje me shtrirjen e investimeve për turizmin në Shqipëri.

Ministrja Ekonomi shprehu të gjithë gatishmërinë që ka qeveria jonë për të përmirësuar sektorin energjetik dhe atë të infrastrukturës sa më shpejt, që investitorët të ndihen të mirëpritur në projektet e tyre drejt Shqipërisë.

Takimi i ministres së Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi do të vazhdojë dhe nesër me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, si dhe me përfaqësitë e 35 bizneseve më të rëndësishme në Maqedoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.7321469783783
array(1) { ["section"]=> string(107) "ministrja-ekonomi-takim-me-perfaqesine-e-35-bizneseve-maqedonase-se-shpejti-marreveshje-per-investime-35156" }