Ministrja Gjonaj i përgjigjet Metës: Ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij

Publikuar tek: politike, më 16:54 27-02-2020 Ministrja Gjonaj i përgjigjet Metës: Ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij Etilda Gjonaj

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur Presidentit Meta, në lidhje me pretendimet e tij për falsifikime dokumentash dhe shkelje të Kushtetutës.

Ajo tha se nuk ka për qëllim të komentojë fjalët e padenja që janë vënë në drejtim të saj, përmes Presidentit apo zëdhënësit të tij, por për të dhënë argumenta mbi gjithë pretendimet e Metës, i cili ka thirrur më 2 mars një manifestim popullor.

“Dal të shtjelloj me përgjegjësi të plotë politike, profesionale e qytetare një cështje që është thirrur në temë për protestë nga Presidenti. S’e kam bërë kete shtjellim më parë se kam gjykuar që i duhej lënë presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar seritë e spektaklit të tij për grupin armiqësor dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë. S’e bëj për t’ju përgjigjur presidentit për morinë e akuzave dhe fjalëve të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim personalisht apo përmes zedhenesit te tij. Une u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kunder reformes ne drejtesi por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall. Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij që s’janë në përputhje me interesat e tij kushetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave”, tha Gjonaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065958499908447
array(1) { ["section"]=> string(102) "ministrja-gjonaj-i-pergjigjet-metes-ka-krijuar-nje-kauze-fiktive-ne-funksion-te-betejave-te-tij-196657" }