Ministrja Gjonaj kërkoi hetim ndaj tij, kryegjyqtari i Shkodrës në 'sitën' e VETTINGUT

Publikuar tek: aktualitet, më 19:12 07-01-2019 Ministrja Gjonaj kërkoi hetim ndaj tij, kryegjyqtari i Shkodrës në 'sitën' e VETTINGUT

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Zefi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar prej më shumë se 15 vitesh si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Shkodër dhe prej vitit 2014 është emëruar kryetar i kësaj gjykate.

Trupa gjykuese që ka kryer hetimin administrativ për Zefin përfaqësohet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Në janar 2018, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi procedim disiplinor për kryegjyqtarin e Shkodrës, me argumentin se ai nuk kishte dërguar në Tiranë një vendim penal të formës së prerë ndaj kancelarit të Gjykatës së Shkodrës. Zefi u përgjigj asokohe se dënimi i kancelarit i përkiste vitit 2012, ndërkohë që ai e kishte marrë detyrën e kryetarit të gjykatës në vitin 2014.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Zefi zotëronte pasuri me vlerë 3.5 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së parë të dorëzuar në ILDKPKI, ai zotëronte një apartament me vlerë 1.9 milionë lekë si dhe një autoveturë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kreut të Gjykatës së Shkodrës është dyfishuar, duke kapur vlerën e 7.9 milionë lekëve. Pasuria ndahet në një apartament me vlerë 5 milionë lekë, likujditete në bankë prej 1.3 milionë lekësh, rreth 848 mijë lekë kursime cash dhe automjet me vlerë 700 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 29.8 milionë lekë. Mbi 90 për qind e të ardhurave ka si origjinë pagën nga funksioni i gjyqtarit si dhe pagën e bashkëshortes.

Nga kontrolli aritmetik/logjik rezulton një deklaratë me diferenca të vogla negative dhe 13 deklarata të tjera pa probleme./ BIRN

Arben-Zefi-fotooo.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha ngre dolli për gazetarët: Do t'u mbështesim gjithmonë
E RËNDË në Korçë, babai i ngul thikën në qafë të birit (EMRAT-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.012773990631104
array(1) { ["section"]=> string(90) "ministrja-gjonaj-kerkoi-hetim-ndaj-tij-kryegjyqtari-i-shkodres-ne-siten-e-vettingut-147851" }