Ministrja i çoi në gjykatë për shpifje, PD kallëzon në SPAK Olta Xhaçkën: Kreu 22 fluturime për qëllime elektorale

Publikuar tek: politike, më 15:19 04-12-2020 Ministrja i çoi në gjykatë për shpifje, PD kallëzon në SPAK Olta Xhaçkën: Kreu 22 fluturime për qëllime elektorale Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi / Ministrja Olta Xhaçka

Partia Demokratike padit në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Padia e PD-së, e dorëzuar në SPAK nga ish-deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri vjen vetëm pak orë pasi Xhaçka i paditi ata në gjykatë për shpifje lidhur me akuzat se ka përdour helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.

“Një fluturim shkon deri në 10 mijë euro. Kemi pritur që ministrja dhe kryeministri të reagojnë. Jemi këtu pranë SPAK. I kërkojmë të kryejë hetime të thelluara dhe profesioniste. Këto përmblidhen të tre vepra penale, shpërdorim detyre, si dhe për ushtarakët që kanë patur mundësi ta ndalojnë, duhet të përgjigjen për shpërdorim të autoritetit ushtarak”, deklaroi Albana Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkimi i Kiço Londos, vjen reagimi nga LSI: Paturpësi e “Rilidnjes”, mbështeti PS-në edhe në ditët më të vështira
»
Article Logic
Execution time: 0.010655879974365
array(1) { ["section"]=> string(119) "ministrja-i-coi-ne-gjykate-per-shpifje-pd-kallezon-ne-spak-olta-xhacken-kreu-22-fluturime-per-qellime-elektorale-230169" }