Ministrja Manastirliu falenderon stafet mjekësore të Covid-it: Sfidojmë fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 20:48 03-12-2020 Ministrja Manastirliu falenderon stafet mjekësore të Covid-it: Sfidojmë fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej tyre

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e disa mjekëve nga spitalet COVID, duke shtuar se stafet mjekësore janë në krye të detyrës.  

Në një status në “Facebook”, Manastirliu falenderon mjekët për punën e bërë, teksa shkruan se ata kanë mirënjohjen e një populli të tërë.  

Ajo shton se stafet janë aty për të sfiduar sëmundjen dhe lodhjen, por edhe fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.

Statusi i plotë:

Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre. Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Burri i besës dhe burri i shtetit', si i shpëtoi jetën i burgosuri politik Bedri Çoku, Kryeminstrit Fatos Nano
‘Bandat kriminale po kontrollojnë vendin’, Lleshaj përballet me gazetarin Hoxha: S’është e vërtetë! Vrasjet jashtë-shtetit nuk llogariten (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012163877487183
array(1) { ["section"]=> string(153) "ministrja-manastirliu-falenderon-stafet-mjekesore-te-covid-it-sfidojme-fyerjet-e-atyre-qe-per-fat-nuk-i-ka-rene-radha-te-marre-sherbimin-prej-tyre-230088" }