Ministrja e Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu ka zbuluar numrin e ngarkesës së parë të vaksinës kundër Covid-19 në vendin tonë.
Në një lidhje me "Skype" në emisionin Opinion, Manastirliu ka pohuar se vendi ynë është në garë për të marrë vaksina nga 3 kompani farmauceutike, teksa ka shtuar se janë parapaguar doza vaksinash për rreth 570 mijë qytetarë.
"Qeveria shqiptare ashtu siç e kemi bërë të ditur është angazhuar financiarisht duke parapaguar për rreth 20% të popullatës ose 570 mijë qytetarë doza të vaksinës që zotërohen nga Kovaksi. Qeveria shqiptare duke bërë parapagimin ka hyrë në dritaren e parë për tu pajisur me vaksinën. Janë 3 kandidatë potencial që mund të vijë tek ne AstraZeneca, është Sanofi dhe është edhe Novavax. Vlerësohen disa etapa. Jemi në momentet e para të negociatave për të qënë në dritaren e parë të pajisjes me vaksinën. E para nuk bëhet fjalë për dozat, pasi të parët që do të targëtohen janë grupet e rriskuara, duke nisur nga shërbimi shëndetësor, mësuesit, policët," tha Manastirliu.