Ministrja serbe e Drejtësisë flet për ekstradimin e Ballist Morinës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:07 03-01-2018 Ministrja serbe e Drejtësisë flet për ekstradimin e Ballist Morinës

Ballist Morina prej disa muajsh ndodhet i arrestuar në paraburgim në Dubrovnik të Kroacisë.

Serbia ka paraqitur pranë autoriteteve kroate kërkesën për ekstradim, por ministri kroat i Drejtësisë ende nuk ka marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Por për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi, ka folur edhe Nele Kubureviç, ministrja serbe e Drejtësisë.

Në një intervistë për gazetën serbe, “Blic”, Kubureviç është shprehur se është çuar kërkesa te autoritetet kroate, por ende nuk është marrë një përgjigje. Më tej ajo shtoi se nuk ka një afat fiks, sa i përket dhënies së përgjigjes për këtë temë nga ministri kroat.

Serbia e kërkon Isamil Morinën (Ballisti) për shkak se akuzon atë për ngritjen e dronit në stadimun e Beogradit, që sipas autoriteteve serbe ka fyer identitetin kombëtar serb. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095450878143311
array(1) { ["section"]=> string(74) "ministrja-serbe-e-drejtesise-flet-per-ekstradimin-e-ballist-morines-105309" }