Ministrja Shahini: Do të shtojmë buxhetin për bursat e studentëve, dhe artistë pa grada do punësohen si pedagogë

Publikuar tek: politike, më 19:23 17-07-2019 Ministrja Shahini: Do të shtojmë buxhetin për bursat e studentëve, dhe artistë pa grada do punësohen si pedagogë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se me pas protestës së studentëve qeveria krijoi disa lehtësira për ta nëpërmjet Paktit për Universitetin.

Nga ceremonia e prezantimit të Kampusit Universitar, Shahini shtoi se do të shtohen investimet nga buxheti për bursat e studentëve, ndërsa dha dhe një lajm tjetër për rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Ministrja tha se do të punësohen si pedagogë dhe artistë të njohur edhe pse nuk kanë grada shkencore.

'Dua të flas pak për Paktin për Universitetin. Në dhjetor dëgjuam studentët dhe në janar hartuam planin i cili ka në vëmendje studentët për punësim dhe projekte studentore. Do të shtojmë buxhetin për bursat dhe për shërbimet e tjera që i nevojitet studentëve. Shtesa këtë vit kapi vlerën e 2 mld lekëve të reja. Këtë do e realizojmë edhe më mirë vitin tjetër. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me Ministrinë e Kulturës. Me bashkinë kemi mundësuar pajisjen e studentëve me karta.

Portalin për transparencën financiare dhe kemi mundësuar që kushdo të shohë financimin për çdo universitet. Një plan i cili është mbyllur tani vonë iu përket juve. Ka të bëjë me statusin e veçantë. Ju si studentë doni artistët më të mirë si pedagogë edhe pse nuk kanë grada shkencore dhe ne do ta mundësojnë. Kemi shumë punë për të bërë dhe ta dini se e kemi marrë shumë seriozisht sepse kthim mbrapa nuk ka. Dua të ndaj një rezultat me ju. Përderisa studentët ishin të kënaqur me pedagogët dhe jo me drejtuesit dhe kjo na shtyn të mendojmë se çfarë do bëjmë. Duhet të përmendim që në fillim të vitit tjetër janë edhe zgjedhjet. Dua që ju si studentë të prezantoni kërkesat tuaja te këto fushata. Pakti nuk realizohet pa ju', u shpreh Besa Shahini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070939064025879
array(1) { ["section"]=> string(117) "ministrja-shahini-do-te-shtojme-buxhetin-per-bursat-e-studenteve-dhe-artiste-pa-grada-do-punesohen-si-pedagoge-172524" }