Ministrja teknike kallëzon sekretarin e përgjithshëm: Shpërdoroi detyrën, kam prova

Publikuar tek: aktualitet, më 14:03 24-07-2017 Ministrja teknike kallëzon sekretarin e përgjithshëm: Shpërdoroi detyrën, kam prova

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka ngritur një kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca.

Ministrja e akuzon atë për ushtrim të paligjshëm të funksioneve shtetërore dhe shpërdorim detyre me pasoja të rënda ligjore.  

Sipas ministres, Ndreca ka nënshkruar një kontratë në kundërshtim me ligjin me operatorin ekonomik dhepërfshinte një fond mbi 8 milion lekë. Bëhet fjalë për kontratën “Për shtypje dhe botim të deftesave dhe regjistrave”.

Ministrja teknike prej kohësh është në konflikt të vazhdueshëm me sekretarin Ndreca, ndërsa ky i fundit rreth një muaj më parë i kërkoi kryeministrit Rama që të bënte shkarkimin e saj, duke e akuzuar atë si uzurpuese të institucionit të ministrisë së Arsimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034633874893188
array(1) { ["section"]=> string(87) "ministrja-teknike-kallezon-sekretarin-e-pergjithshem-shperdoroi-detyren-kam-prova-87171" }