Ministrja Xhaçka mbërrin në Kakavijë, takim me kryebashkiakët e Gjirokastrës e Dropullit, drejt pikës kufitare edhe ambulancat e Forcave të Armatosura

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 14-08-2020 Ministrja Xhaçka mbërrin në Kakavijë, takim me kryebashkiakët e Gjirokastrës e Dropullit, drejt pikës kufitare edhe ambulancat e Forcave të Armatosura Olta Xhacka ne Kakavije

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbërritur në Kakavijë, pas situatës së krijuar prej 3 ditësh në pikën kufitare, ku radha e makinave është kilometrike dhe qytetarët shqiptarë pjanë lënë në mëshirë të fatit duke sfiduar tenmperaturat e larta pa ujë e kushte higjenike.

Xhaçka është takuar me kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Dropullit, si dhe me prefektin dhe drejtuesit e policisë së qarkut.

Raportohet se drejt Kakavijës janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura, në mbështetje të ekipeve mjekësore për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Ambasada greke ka nxjerrë edhe udhëzimet e reja ku qytetarët që do të hyjnë në territorin grek do t'u duhet të karantinohen për 7 ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385
array(1) { ["section"]=> string(155) "ministrja-xhacka-mberrin-ne-kakavije-takim-me-kryebashkiaket-e-gjirokastres-e-dropullit-drejt-pikes-kufitare-edhe-ambulancat-e-forcave-te-armatosura-217141" }