Minstria e Financave dhe Administrata Fiskale, kontroll për cilësinë e hidrokarbureve

Publikuar tek: ekonomi, më 17:02 21-03-2015 Minstria e Financave dhe Administrata Fiskale, kontroll për cilësinë e hidrokarbureve

Ministria e Financave dhe Administrata Fiskale ka filluar një kontroll të gjithanshëm në sektorin e hidrokarbureve. Kjo vjen pas marrëveshjes së përbashkët të nënshkruar mes Shërbimit Doganor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kontrolli do të përqëndrohet te të gjithë tatimpaguesit e regjistruar me veprimtari prodhimin, përpunimin, transportimin dhe shitjen e hidrokarbureve. Ky kontroll do të ketë si objekt pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, prodhuesit dhe përpunuesit e nënprodukteve të naftës, me qëllim zbatimin e detyrimit ligjor për të deklaruar dhe paguar në kohë detyrimet tatimore dhe doganore.

Administrata fiskale ka evidentuar tashmë të gjitha subjektet me risk, përfshirë edhe ato subjekte që janë regjistruar si tatimpagues të biznesit të vogël, por që kanë kryer importe të mallrave, në mënyrë të përsëritur, në vlera që i kalojnë kufijtë e tyre të regjistrimit.

E gjitha kjo në kuadër të zbatimit të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me synim luftën kundër evazionit fiskal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1411190032959
array(1) { ["section"]=> string(89) "minstria-e-financave-dhe-administrata-fiskale-kontroll-per-cilesine-e-hidrokarbureve-6561" }