Minus 21 gradë në këtë qytet të Kanadasë, temperatura ekstreme edhe në Europë (Foto)

Publikuar tek: bota, më 19:15 17-12-2016 Minus 21 gradë në këtë qytet të Kanadasë, temperatura ekstreme edhe në Europë (Foto)

E gjithë Amerika Veriore është përfshirë nga temperaturat ekstremisht të ulëta, ndërsa moti i acartë me temperatura rekord është regjistruar në disa qytete të Kanadasë.

Në qytetin Iqaluit në Nunavit, termometri shënon -21 gradë celcius. Rrugët janë shndërruar në rrezik të madh për shoferët dhe këmbësorët pasi janë mbuluar nga akulli. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda dhe ngrohtë, raporton Newsbomb.al.

Temperaturat pritet të ulen edhe më tepër jo vetëm në Kanada por edhe në Europën Veriore pasi shkencëtarët kanë vënë re zhvendosjen e vorbullës polare. Hera e fundit që ndodhi ky fenomen ishte viti 2014, kur shtete të tëra amerikane u bllokuan nga dëbora dhe ngricat që shkaktuan një dëm prej 4 miliard dollarësh. /Newsbomb.al

Scrasdf2wf2gswfhhhot_1.jpg

Screensasd3gy3hyhxdfgsdgot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03447699546814
array(1) { ["section"]=> string(87) "minus-21-grade-ne-kete-qytet-te-kanadase-temperatura-ekstreme-edhe-ne-europe-foto-62963" }