Miqtë e Brad Pitt të shqetësuar, ja çfarë thonë për të

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:16 10-11-2016 Miqtë e Brad Pitt të shqetësuar, ja çfarë thonë për të

Aktori i njohur Brad Pitt vetëm një ditë më parë bëri daljen e parë publike pas ndarjes nga aktorja e njohur Angelina Jolie.

I ftuar nga mikja e tij Julia Roberts ai u shfaq në premierën e filmit të tij më të ri “Moonlight”.

Edhe pse në tapetin e kuq ai është parë duke buzëqeshur, miqtë e tij janë të shqetësuar për shëndetin e tij.

Sipas një burimi të ‘HollwoodLife.com’, miqtë e tij janë shumë të shqetësuar pasi sipas tyre ai nuk është aspak mirë.

“Brad dukej shumë i shoqërueshëm atë natë, por pas gjithë kësaj njerëzit flisnin se sa i lodhur dhe i dëshpëruar ishte.

Është e qartë se beteja për kujdestarinë e fëmijëve është duke e shkatërruar. Të gjithë e duan shumë Brad dhe janë të shqetësuar për të.

Të gjithë miqtë po i qëndrojnë afër,  kjo ishte edhe arsyeja se pse ishte pranë tij një natë më parë edhe Julia Roberts” shkruhet në ‘HollwoodLife.com’.

xhulia2.jpgxhulia.jpgxhulia1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037878036499023
array(1) { ["section"]=> string(59) "miqte-e-brad-pitt-te-shqetesuar-ja-cfare-thone-per-te-59088" }