Miratimi i ligjit në Parlament, Johnson: Brexit do të ndodhë më 31 Tetor

Publikuar tek: bota, më 23:49 29-09-2019 Miratimi i ligjit në Parlament, Johnson: Brexit do të ndodhë më 31 Tetor Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson premtoi se do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë së Madhe edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se qeveria e tij do ta respektojë datën 31 tetor si afatin e fundit që vendi të largohet nga BE-ja.

Johnson deklaroi se Britania të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje.

Ndërkohë Parlamenti britanik ka miratuar një ligj, i cili kërkon nga kryeministri që Brexit-i (dalja e Britanisë nga BE-ja) të shtyhet, nëse Johnson nuk siguron një marrëveshje me Brukselin në Samitin e BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

‘Njerëzit e ndjejnë se Britanisë së Madhe po i afrohet një moment i rëndësishëm dhe ne duhet ta finalizojmë Brexit-in më 31 tetor. Unë jam i sigurt që do ta bëj këtë’, deklaroi kryeministri britanik.

Johnson tha se ende është optimist që mund të arrijë një marrëveshje të mire me Brukselin, por shtoi se ai nuk do të pretendojë që arritja e kësaj marrëveshjeje do të jetë një gjë e lehtë.

‘Është e vërtetë që shtetet e tjera të BE-së gjithashtu nuk duan që kjo punë të zvarritet. Ekziston një pikëpamje e fuqishme në BE se është koha për të lëvizur përpara’, tha për BBC-në  kryeministri britanik.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013711929321289
array(1) { ["section"]=> string(77) "miratimi-i-ligjit-ne-parlament-johnson-brexit-do-te-ndodhe-me-31-tetor-180239" }