Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni, Basha: Përshëndes këtë hap si një sukses...

Publikuar tek: politike, më 16:15 11-01-2018 Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni, Basha: Përshëndes këtë hap si një sukses...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit të sotëm të ligjit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në realizimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Sakaq, Basha ka vlerësuar qëndrimin e forcave politike dhe e ka quajtur këtë hap si një sukses që nxit një klimë uniteti mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti i Maqedonisë është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. 
Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni. 
Vlerësoj qëndrimin e forcave politike Maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishem për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni. 
Partia Demokratike nxit këtë klime uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standarteve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010854005813599
array(1) { ["section"]=> string(93) "miratimi-i-ligjit-te-gjuhes-shqipe-ne-maqedoni-basha-pershendes-kete-hap-si-nje-sukses-106202" }