Miratimi i listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, shtyhet mbledhja e KLP (ARSYEJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 23-09-2019 Miratimi i listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, shtyhet mbledhja e KLP (ARSYEJA) Foto arkiv

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyn mbledhjen për miratimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Raportohet se shkak për shtyrjen e mbledhjes ka qenë mosdhënia e një përgjigje nga Komisioneri Publik.

KLP ka kërkuar të dijë nëse Komisioneri Publik do të ankimoje rikonfirmimin e Olsian Çelës në detyrë, pasi ky i fundit kaloi me sukes procesin e vettingut.

Raportohet se mbledhja e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 10:00, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, ERALIUS, OPDAT dhe vëzhgues të tjerë.

Kujtojmë se kreu i KLP Gent Ibrahimi deklaroi disa ditë më parë se lista me kandidatët për PP do të jetë gati në fund të shtatorit.

“Ne duhet të marrim një vendim të shpalljes zyrtare të listës, nëse një nga kandidatët nuk është në atë listë do të thotë se njëri prej tyre nuk ka kaluar. Shpresoj se në fund të shtatorit do të miratohet lista dhe unë shpresoj që të jenë në listë të 4 kandidatët, sepse mund të jenë edhe 3 apo edhe dy”, deklaroi Ibrahimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047205924987793
array(1) { ["section"]=> string(99) "miratimi-i-listes-se-kandidateve-per-prokuror-te-pergjithshem-shtyhet-mbledhja-e-klp-arsyeja-179466" }