Miratimi me 129 vota, parlamenti bullgar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:34 10-10-2019 Miratimi me 129 vota, parlamenti bullgar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë Parlamenti bullgar

Parlamenti bullgar ka votuar mbasditen e sotme pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Bëhet me dije se me 129 vota pro në parlament, me 4 kundër dhe një abstenim është dhënë vendimi pro hapjes së një date të negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se mbështeste fillimin e negociatave me BE-në për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut sepse në të kundërt mosdhënia e negociatave do të sillte një paqëndrueshmëri në rajon.

Kujtojmë se ditën e sotme parlamenti francez dhe ai danez votuan kundër hapjes së negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016544103622437
array(1) { ["section"]=> string(87) "miratimi-me-129-vota-parlamenti-bullgar-pro-hapjes-se-negociatave-per-shqiperine-181555" }