Miratohen me 106 vota PRO por pa 'bekimin' e opozitës' Ndryshimet Kushtetuese

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:15 31-07-2020 Miratohen me 106 vota PRO por pa 'bekimin' e opozitës' Ndryshimet Kushtetuese

106 vota PRO ndryshimeve Kushtetuese, 10 kundër ndërsa 6 kanë munguar në seancë. Gjithsej në votim kanë marrë pjesë 116 deputetë.

Votimi i djeshëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë.

Që do të thotë se nëse PD e LSI bashkë me partitë e tjera do bëjnë koalicion bashkë, do të duhet të dalin me një listë të përbashkët emrash kandidatësh. Pavarësisht ‘sforcove’ të fundit të Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, Edi Rama, si gjithnjë, e ka çuar deri në fund të vetën. Atij i duheshin 94 vota për Ndryshimet Kushtetuese por me dakordësinë e opozitës parlamentare mori 106 vota.

 Ajo që bie në sy nga votimi është se asnjë socialist nuk ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012091875076294
array(1) { ["section"]=> string(81) "miratohen-me-106-vota-pro-por-pa-bekimin-e-opozites-ndryshimet-kushtetuese-215587" }