Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës, kushte të reja për lejet vjetore dhe të lindjes

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 08-04-2015 Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës, kushte të reja për lejet vjetore dhe të lindjes

Qeveria ka miratuar sot projektligjin “Për disa ndryshime në Kodin Punës”, i cili përcakton disa ndryshime të thella në garancitë ligjore dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit.

Projektligji, që vjen si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ato që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm.

Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit.

Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që i jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë. Prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj.

Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim, ndërsa rrit në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit.

Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.

Gjithashtu parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka deklaruar se ndryshimet në Kodin e Punës janë produkt i një pune gati dy vjeçare, si dhe e ka cilësuar një dokument modern që ofron më shumë mbrojtje për punëmarrësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodafone lançon shërbimin “M-PESA” , pagesa dhe transferta elektronike nëpërmjet celularit
Lezhë, Fran Frroku kallëzohet për ndërtim të paligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.019013166427612
array(1) { ["section"]=> string(90) "miratohen-ndryshimet-ne-kodin-e-punes-kushte-te-reja-per-lejet-vjetore-dhe-te-lindjes-8171" }