Miratohen në Kuvend ndryshimet në komisionin e Reformës Zgjedhore

Publikuar tek: aktualitet, më 15:37 25-04-2019 Miratohen në Kuvend ndryshimet në komisionin e Reformës Zgjedhore

Miratohen në Kuvend ndryshimet për komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ndyshimet u miratuan me 90 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Ky ndryshim vjen pas negociatave me deputetët e opozitës së re, duke përfshirë kështu në komision edhe këta të fundit.

Mësohet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nga 18 anëtarë që ishte më parë, do të bëhet me 10 anëtarë, ndërsa kryetar do të jetë Damian Gjiknuri.

Ndërkohë Korab Lita, është zgjedhur bashkëkryetar nga opozita e re.

Anëtarët e PS janë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.

Anëtarët e opozitës së re të dalë nga listat e PD-së do jenë Myslym Murrizi dhe Andi Përmeti, ky i fundit është bërë tashmë pjesë e 'Bindja Demokratike'.

Ndërsa, anëtarë nga 'grupi i pavarur' do të jenë Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj, të dalë nga listat e LSI.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022165060043335
array(1) { ["section"]=> string(72) "miratohen-ne-kuvend-ndryshimet-ne-komisionin-e-reformes-zgjedhore-161825" }