Miratohet ligji i ri, Gjermania në ndihmë të familjeve të varfra

Publikuar tek: bota, më 08:18 23-03-2019 Miratohet ligji i ri, Gjermania në ndihmë të familjeve të varfra

Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj të ri për familjen, i cili lehtëson prindërit me të ardhura më të pakta. Synimi është të mbrohen nga varfëria familjet që fitojnë më pak.

Familjet, ku të ardhurat e prindërve mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve, do të marrin për këta të fundit një subvencion të ri.

Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro. Ligji parashikon subvencione më të mëdha për ata me të ardhura të ulëta, familjet me një prind dhe familjet të cilat varen nga ndihma Hartz IV.

Në këtë mënyrë është parashikuar që subvencioni për fëmijët të rritet me 15 euro në muaj. Fëmijët në nevojë, për vitin e ardhshëm shkollor do ta marrin falas ushqimin e shkollës dhe biletën mujore për autobusët e shkollave.

Për materialet e shkollës do të jepen 150 euro në vend të 100 eurove. Nga shtimi i shërbimeve, do të përfitojnë gjithsej katër milionë fëmijë.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012076854705811
array(1) { ["section"]=> string(70) "miratohet-ligji-i-ri-gjermania-ne-ndihme-te-familjeve-te-varfra-157530" }