Miratohet marrëveshja e FSHEHTË mes qeverisë dhe Pfizer për vaksinën antiCovid-19

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:13 19-01-2021 Miratohet marrëveshja e FSHEHTË mes qeverisë dhe Pfizer për vaksinën antiCovid-19

Ditën e sotme është votuar dhe është miratuar me 94 vota pro, marrëveshja sekrete mes qeverisë sonë dhe kompanisë Pfizer, për vaksinat antiCovid-19 që do të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që 5 ishin kundër dhe 3 abstenim.

Në fillim disa deputetë dhe krerë grupesh parlamentare ishin kundër kësaj marrëveshjeje jo-transparente.

Pasi Kreu i Kuvendit Ruçi prezantoi rendin e ditës deputeti Ralf Gjoni tha se gjithçka po mbahet e fshehtë dhe duhet transparencë, si me deputetët, me median dhe me qytetarët.

Nga ana tjetër, deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi Ramën se i ka sjellë vaksinat në mënyrë kontrabandë dhe ka frikë të vijë të përballet në Kuvend.

Edhe deputetja Rudina Hajdari ka refuzuar të votojë aktin normativ për miratimin e marrëveshjes së fshehtë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëbora zbardh shkretëtirën e Saharasë
»
Article Logic
Execution time: 0.011009216308594
array(1) { ["section"]=> string(88) "miratohet-marreveshja-e-fshehte-mes-qeverise-dhe-pfizer-per-vaksinen-anticovid-19-235534" }