Miratohet me 82 vota pro ngritja e dy komisioneve të Vettingut, LSI tërheq kandidatin, e merr PDIU

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 18-04-2017 Miratohet me 82 vota pro ngritja e dy komisioneve të Vettingut, LSI tërheq kandidatin, e merr PDIU

Është miratuar sot në Kuvend me 82 vota pro ngritja e dy komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të Vettingut.

Ka zgjatur vetëm 3 minuta seanca e jashtëzakonshme ku ishin të pranishëm 82 deputetë duke votuar të gjithë pro ngritjes së dy komisioneve përkatësisht me 6 dhe 12 anëtarë, gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita.

Për komisionin me 12 anëtarë janë miratuar kandidatët nga PS, LSI dhe PDIU Ulsi Manaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Evis Kushi (PS), Luan Rama (LSI) dhe Mesila Doda (PDIU).

Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë janë miratuar kandidaturat e Vasilika Hysit dhe Ervin Bushatit nga PS si dhe Vangjel Tavo nga LSI.

LSI ka tërhequr një prej kandidatëve të saj, deputeten Silva Caka nga komisioni me 12 anëtarë duke i hapur rrugë miratimit të kandidaturës së Mesila Dodës nga PDIU.

Opozita nuk ka propozuar asnjë kandidat për komisionet pasi prej gati dy muajsh ka bojkotuar Parlamentin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 6 ton drogë në Skrapar, gazetari investigativ i habit të gjithë me zbulimin e tij: Çfarë kishte në të vërtetë brenda (PAMJET)
Aksion anti-kanabis në Mat, sekuestrohen 7.2 kg në proces tharje »
Article Logic
Execution time: 0.0098049640655518
array(1) { ["section"]=> string(102) "miratohet-me-82-vota-pro-ngritja-e-dy-komisioneve-te-vettingut-lsi-terheq-kandidatin-e-merr-pdiu-75606" }