Miratohet metoda se si shteti do blejë energjinë nga incineratorët

Publikuar tek: politike, më 20:36 17-01-2018 Miratohet metoda se si shteti do blejë energjinë nga incineratorët

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar ndër të tjera edhe metodologjia si do të blihet energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratorë të vegjël përmes djegies së mbetjeve.

Incineratorët që do ndërtohen në Tiranë, Durrës dhe Fier, përveçse djegies së mbeturinave do të prodhojnë edhe energji elektrike gjatë procesit. Çmimi përcaktohet nga ERE.

Vendimi:

1. Miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratorët e vegjël me burime të rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Enti Rregullator i Energjisë cakton çmimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratorët e vegjël me burime të rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale, sipas parashikimeve të kësaj metodologjie.

3. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085909366607666
array(1) { ["section"]=> string(73) "miratohet-metoda-se-si-shteti-do-bleje-energjine-nga-incineratoret-106934" }