Miratohet në PE pr/rezoluta për Shqipërinë, dominon sërish drejtësia

Publikuar tek: politike, më 16:53 15-02-2017 Miratohet në PE pr/rezoluta për Shqipërinë, dominon sërish drejtësia

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën projektrezolutën për Shqipërinë, e diskutuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Rezoluta, që u diskutua një ditë më parë në PE, u votua nga 546 eurodeputetët.

Pas këtij votimi, eurodeputetja Tanja Fajon përgëzoi Fleckenstein për raportin. “Përgëzime për raportin e balancuar mirë. Korniza legjislative, të kthehet në veprime konkrete”, shprehet Fajon.

Në rezolutë vihet theksi tek zbatimi i reformës në drejtësi, në Shqipëri.

Më herët, edhe eurokomisioneri Eduard Kukan komentoi raportin e diskutuar nga Fleckenstein për Shqipërinë.

“Jam i gëzuar të shikoj progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe shpresoj që kjo të vazhdojë për të mundësuar dhënien e një datë për hapjen e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çoi në miratimin e reformës në drejtësi ishte një hap i rëndësishëm në këtë proces. Besoj se zbatimi i saj do të forcojë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe shteti ligjor. Ne e mbështesim këtë proces dhe misionin vëzhgues për zbatimin e saj”, shkruan Kukan, i cili ndër të tjera nënvizon se dialogu i vazhdueshëm politik është jetik për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, politikanët shqiptarët duhet të adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-t përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069730281829834
array(1) { ["section"]=> string(73) "miratohet-ne-pe-pr-rezoluta-per-shqiperine-dominon-serish-drejtesia-68806" }