Miratohet projektligji që bllokon daljen e Britanisë nga BE, kryeministri Johnson kërkon zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: bota, më 22:35 04-09-2019 Miratohet projektligji që bllokon daljen e Britanisë nga BE, kryeministri Johnson kërkon zgjedhje të parakohshme Kryeministri britanik Boris Johnson

Ligjvënësit britanikë të partisë së kryeministrit Boris Johnson dhe të opozitës miratuan një projektligj që e ndalon planin për dalje e vendit nga Bashkimi Evropian në tetor pa një marrëveshje.

Dhoma e Komuneve miratoi me 329 vota pro dhe 300 kundër një projekt-ligj që mund të vonojë shkëputjen nga BE-ja për tre muaj në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e re mbi kushtet e ndarjes.

Projektligji do të kalojë dhe në Dhomën e Lordëve ku pritet të përballet me taktika vonuese. Deputetët pro-Brexitit janë betuar të përdorin manovra proceduriale për ta bllokuar miratimin e masës ligjore me fjalime të gjata deri sa të skadojë afati i miratimit.

Kryeministri Johnson thotë se Britania duhet të shkëputet nga BE më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Ai i bëri thirrje udhëheqësit të laburistëve të opozitës, Jeremy Corbin të mbështesë një propozim për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme më 15 tetor.

Të mërkurën, më herët, Kryeministri britanik Boris Johnson tha para parlamentit se nuk ka alternativë tjetër, përveçse të zhvillojë zgjedhje të reja pasi një grup ligjvënësish sfiduan qëndrimin e tij për të përmbyllur daljen e Britanisë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01357889175415
array(1) { ["section"]=> string(118) "miratohet-projektligji-qe-bllokon-daljen-e-britanise-nga-be-kryeministri-johnson-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme-177343" }