Miratohet tenderi, përplasen keq PS-LSI

Publikuar tek: politike, më 22:54 21-02-2018 Miratohet tenderi, përplasen keq PS-LSI

Tenderi për pastrimin e qytetit dhe të territorit të bashkisë Prrenjas ka sjellë përplasje mes kryetares së Bashkisë Miranda Rira dhe deputetit të PS Nure Belba.

Pas miratimit me 11 vota pro dhe 3 kundër, kryetarja e Bashkisë Miranda Rira ka akuzuar këshilltarët e PS, se mbajtën të bllokuar projektin për rreth 8 muaj.

Sakaq, ka reaguar menjëherë deputeti, duke u shprehur se shuma e tenderit nuk është e justifikuar dhe se cdo gjë do të faturohet te banorët.

“Si shpjegohet që deri në 2017 kontrata e pastrimit ishte maksimumi 52 milion lekë në vit ndërsa tani miratohet 150 milion lekë në vit, vetëm se shtohen 14 kazan në Rrajcë dhe Qukës?

Mos vallë u trefishua popullsia e Bashkisë Prrenjas apo u trefishua oreksi?”- shkruan deputeti. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010092973709106
array(1) { ["section"]=> string(45) "miratohet-tenderi-perplasen-keq-ps-lsi-111036" }